Tretje e çuditshme kundër të gjitha llojeve të njollave: Çdo amvisë duhet patjetër ta dijë!

Përbërësit e fuqishëm të sprejit shtëpiak do t’i eliminojnë madje edhe njollat e vjetra, të forta.
Receta është mjaft e thjeshtë, ndërkaq mjetin që e merrni mund ta përdorni për eliminimin e të gjitha njollave.
Ajo që është më e rëndësishme, ky mjet nuk përmban kurrfarë kimikati, i cili do të mund të shkaktonte reaksion alergjik në lëkurë te fëmijët dhe te të rriturit.
Përbërësit: 1 filxhan ujë të vluar, gjysmë filxhani sodë buke, gjysmë gote hidrogjen (3%), të cilin mund ta blini në barnatore, transmeton Telegrafi.
Të gjitha këto tundni mirë dhe qitni në një shishe që ka spërkatëse, dhe mjeti juaj për eliminim e njollave është i gatshëm.
Spërkatni cilëndo njollë dhe lëreni të veprojë disa orë.
Nëse njolla është e vjetër, njomeni stofin në mjetin e përgatitur dhe lëreni ashtu tërë natën. /Telegrafi/





















































