LAJMI I FUNDIT:

Trepça triumfon në derbin ndaj Pejës

Trepça triumfon në derbin ndaj Pejës
(Foto: basketbolli.com)

Trepça ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 96-81 (17:11, 26:23, 25:23, 28:24), në derbin e xhiros së 18-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën ndeshjen për mrekulli me një seri prej 12:2, ndërkohë, që mysafirët e ndienin shumë mungesën e Dardan Berishës, Ilter Erdem dhe Stephen Maxwell të lënduar, ndërsa që mitrovicasit e fituan çerekun e parë 17:11.

Mitrovicasit vazhduan me lojë të mirë, duke e thelluar edhe më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 20 pikë, 43:23, megjithatë, pejanët arritën të ngushtojnë shifrat në 43-34, sa përfundoi pjesa e parë.


‘Xehetarët’ e nisën pjesën e dytë më mirë, përkatësisht periodën e tretë, ku sërish shkëputen në 21 pikë, kurse e gjitha çfarë bënë mysafirët ishte ngushtimi i rezultatit, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 68:57.

Në dhjetë minutat e fundit, loja u menaxhua nga vendasit që për asnjë moment nuk rrezikuan fitoren, duke triumfuar me rezultat 96-81.

Te Trepça u dalluan Amin Hot me 18 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime dhe Drilon Hajrizi me 21 pikë, shtatë kërcime e katër asistime, kurse te Peja u dallua Tyrone White me 35 pikë e gjashtë kërcime.

Mitrovicasit kanë 12 fitore e gjashtë humbje, ndërsa pejanët kanë 11 fitore e shtatë humbje.

Në trend Sport

Më shumë

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

La Liga
E largoi Mbappen nga fusha pas 75 minutash - Ancelotti tregon se çfarë pa te francezi që nuk i pëlqeu

E largoi Mbappen nga fusha pas 75 minutash - Ancelotti tregon se çfarë pa te francezi që nuk i pëlqeu

La Liga
Festoi si 'i çmendur' kur u shënoi gol, Isco me mesazh për tifozët e Real Madridit

Festoi si 'i çmendur' kur u shënoi gol, Isco me mesazh për tifozët e Real Madridit

La Liga
Kanë filluar hetimet ndaj Lautaro Martinez, përballet me dënim për fyerjet që ka bërë gjatë ndeshjes Inter-Juventus

Kanë filluar hetimet ndaj Lautaro Martinez, përballet me dënim për fyerjet që ka bërë gjatë ndeshjes Inter-Juventus

Serie A
Hansi Flick konfirmon lëndimin e yllit të Barcelonës

Hansi Flick konfirmon lëndimin e yllit të Barcelonës

La Liga
Rasti që shkaktoi polemika – eksperti i referimit tregon pse Napolit nuk iu dha penalltia ndaj Interit

Rasti që shkaktoi polemika – eksperti i referimit tregon pse Napolit nuk iu dha penalltia ndaj Interit

Serie A
Kalo në kategori