LAJMI I FUNDIT:

Trepça triumfon edhe ndaj Bashkimit

Trepça triumfon edhe ndaj Bashkimit
(Foto: basketbolli.com)

Trepça ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 75-68 (21:14, 28:23, 12:12, 14:19), në xhiron e dytë të Prince Caffe Superligës.

Për ‘Xehetarët’ ishte fitorja e dytë në dy ndeshje, kurse prizrenasit kanë një fitore e një humbje.

Pas pesë minutave të barabartë, mitrovicasit për një nuancë ishin më të mirë, duke e fituar çerekun e parë 21:14. Vendasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, për të krijuar epërsi deri në 14 pikë, 41:27, që ishte më e larta në ndeshje, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 49-37.


Perioda e tretë ishte e barabartë, por u karakterizua me më pak pikë të shënuara nga të dy skuadrat, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 61:49. Në dhjetë minutat e fundit mysafirët afrojnë rezultatin në 70:65, por pa arritur të bëjnë më shumë dhe Trepça regjistroi fitoren e dytë, 75-68.

Te vendasit u dalluan Erjon Kastrati me 20 pikë dhe Clevon Brown me 12 pikë e pesë kërcime, kurse te mysafirët u dalluan Fahron Alihoxhiq me 19 pikë e 11 kërcime dhe Prentiss Nixon me 15 pikë.

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori