Skuadra e Trepçës e ka mposhtur Lipjanin (88-59) në kuadër të xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Mitrovicasit e nisën mirë duelin duke e fituar çerekun e parë me tri pikë epërsi (22:19).
Nikoqirët e fituan akoma më bindshëm dhjetëminutëshin e dytë (22:14) për të shkuar në pushim me epërsi të lartë.
Loja më e mirë e Trepçës vazhdoi edhe pas pushimit, pasi vendasit e fituan edhe fraksionin e tretë (17:13).
Duke triumfuar edhe në çerekun e fundit (27:13), Trepça e fitoi ndeshjen me epërsi bindëse prej 29 pikësh.
Kjo është fitorja e katërt e Trepçës në dhjetë xhirot e para, ndërsa ka regjistruar edhe gjashtë humbje dhe ngjitet në vend të katërt në tabelë.
Lipjani, nga ana tjetër, e ka pësuar edhe humbjen e nëntë, dhe me vetëm një fitore qëndron në vend të fundit në tabelë. /Telegrafi/