LAJMI I FUNDIT:

‘Trepça’ largon serbët nga institucionet

‘Trepça’ largon serbët nga institucionet

Lista Serbe ka marrë vendim që t’i bojkotojë institucionet e Kosovës në kundërshtim të miratimit të Ligjit për “Trepçën”.

Thonë se ky ligj është i papranueshëm për ta, pasi nuk është hartuar në bashkëpunim me përfaqësuesit serbë, por njëanshëm. Ndërsa, zyrtarët qeveritarë thonë se ky është një keqkuptim derisa kanë ripërsëritur se Serbia nuk mund t’i fusë duart në gjigantin metalurgjik pasi ajo është pasuri e Kosovës

Miratimi i Ligjit për “Trepçën” ka bërë që Lista Serbe të vendosë bojkotimin e institucioneve në shenjë kundërshtimi ndaj këtij ligji, shkruan “Zëri”.


Përfaqësuesit serbë në institucionet e Kosovës thonë se për ta është i papranueshëm ky ligj, i cili tenton ta ringjallë gjigantin metalurgjik “Trepça” pasi nuk është hartuar në bashkëpunim me ta.

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka thënë për gazetën “Zëri” se ata kërkojnë që Ligji për “Trepçën” të hartohet dhe të bisedohet bashkë me përfaqësuesit serbë e jo t’i jepet legjitimitet pronësisë së saj në mënyrë të njëanshme.

“Është i papranueshëm ligji që u miratua në Kuvend. Nuk ka bazë të përbashkët ligjore, vetëm të drejtë të njëanshme. Kërkojmë që për ‘Trepçën’ të bisedohet dhe jo t’i jepet legjitimitet të njëanshëm të të drejtës pronësore dhe strukturës organizative”, ka thënë Simiq. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Kalo në kategori