LAJMI I FUNDIT:

Trepça gati për debutim në Evropë, ‘Torcida’ premton spektakël

Trepça gati për debutim në Evropë, ‘Torcida’ premton spektakël

Klubi i hendbollit Trepça do ta zhvillojë ndeshjen e parë në arenën ndërkombëtare.

Skuadra mitrovicase do të luajë të premten e ardhshme me 25 nëntor nga ora 18:00.

I gjithë qyteti i Mitrovicës dhe tifo grupi Torcida janë duke u bërë gati për këtë ndeshje.


Trepca do të luajë me klubin rumun AHC Potaissa Turda.

Trepça gati për Evropë

Për këtë Torcida kanë bërë një paralajmërim për këtë ndeshje, ku thuhet se spektakli është i garantuar.

“Torcidasha dhe ju të nderuar qytetar të Mitrovicës, dashamirë të sportit në qytetin tonë.  Me datën 25.11.2017 e shtunë klubi ikonë i hendbollit KH.TREPÇA zhvillon ndeshjen historike,të parën pas lufte në garat evropiane”.

Trepça dy ndeshje në shtëpi

“Ne me këtë rast ju bëjmë thirrje gjithë qytetit dhe gjithë anëtarëve të Torcidës që në numër sa më të madh të jemi në përkrahje dhe pranë klubit tonë”.

“KH.TREPÇA meriton shumë, sepse ishin këta djem dhe këta qytetarë që e mbajtën gjallë këtë emër edhe në ditët më të vështira, vetëm e vetëm që klubi një ditë ta bëjë krenar qytetin, andaj tashmë në ditët e krenarisë duhet t’i shpërblejmë me përkrahje maksimale”.

“TORCIDA është formuar falë KH.TREPÇËS dhe paraqitja jonë e parë është pikërisht në përkrahje të këtij klubi, prandaj do të përkujdesemi bashkarisht të përgatisim diçka më speciale dhe spektakli do të jetë i garantuar”, thuhet në njoftimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori