LAJMI I FUNDIT:

Trepça fiton klasiken e basketbollit kosovar ndaj Prishtinës

Trepça fiton klasiken e basketbollit kosovar ndaj Prishtinës

Në një dramë të vërtetë në “Minatori”, Trepça ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 88:85 (22:17, 23:18, 18:30, 25:20).

Sfida u zhvillua në kuadër të javës së 16-të të Prince Caffe Superligës.

Pas një fillimi të barabartë, mitrovicasit u shkëputën në tetë pikë, 20:12, derisa çerekun e parë e fituan 22:17. Vendasit vazhduan me lojë të mirë dhe në periudhën e dytë ngritën epërsinë në 45:33, kurse në pushim shkuan me rezultatin 45:35.


Megjithatë, bardhekaltrit nuk u dorëzuan dhe në periodën e tretë, bënë përmbysjen, në 63:65, sa ishte rezultati pas 30 minutash. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua dramë e vërtetë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, por në fund mitrovicasit ishin më të vëmendshëm dhe fituan 88:85, ndërsa në aksionin e fundit Armstead i mysafirëve nuk ishte i saktë për tri pikë.

Te vendasit më të mirët ishin Jordy Tshimanga me 20 pikë e 15 kërcime, Drilon Hajrizi me 17 pikë e pesë kërcime dhe Mikaile Tmusic me 14 pikë e gjashtë kërcime, kurse te mysafirët u dalluan Derrick Wilson me 21 pikë e shtatë asistime dhe Malcolm Armstead me 19 pikë e katër kërcime.

Trepça ka 14 fitore e dy humbje, ndërsa Sigal Prishtina dhjetë fitore e gjashtë humbje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Ndërkombëtare
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori