Trepça ’89 triumfon ndaj Gjilanit dhe merr pikë të rëndësishme për mbijetesë

Trepça ’89 ka fituar me rikthim përballë Gjilanit në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë duke arkëtuar pikë të rëndësishme për mbijetesë.
Shend Kelmendi i kaloi mysafirët në epërsi me një gol të bukur të shënuar nga largësia (18’) dhe ky ishte goli i vetëm i realizuar në pjesën e parë.
Në gjysmën e dytë, skuadra vendase përmbysi gjithçka duke realizuar dy gola. Fillimisht, Arbnor Muja e barazoi rezultatin me një gol të shënuar brenda zonës (56’).
I njëjti futbollist e realizoi edhe golin e fitores, por kësaj radhe duke e paraboluar portierin Shkëlzen Ruçi (68’).
Falë kësaj fitoreje, Trepça ’89 ka një pikë më shumë se Feronikeli që ndodhet në zonën e barazhit për të rënë nga elita.
Gjilani e ka të siguruar mbijetesën, derisa nuk ka ndonjë objektiv në xhirot e mbetura. /Telegrafi/





















































