Trepça '89 kërkon fitoren e parë në Superligë, Malisheva për mos t'u mposhtur - formacionet zyrtare

Trepça '89 do të pres Malishevën në stadiumin 'Riza Lushta' në kuadër të xhiros së pestë në Albi Mall Superligë.
Mitrovicasit kanë zhvilluar tri ndeshje deri më tani, por pa arritur të gjejnë fitoren.
Të besuarit e trajnerit Shpëtim Idrizi kërkojnë fitoren e parë këtë sezon në Superligë pikërisht ndaj Malishevës.
Në anën tjetër mysafirët e udhëhequr nga Arsim Thaqi synojnë të kthehen te rezultatet pozitive pas asaj humbje nga Drenica.
Formacionet zyrtare:Trepça '89: Kaqiu, Dedia, Rexhaj, Ameworlorna, Dushi, Peci, Nimani, Rrahmani, Gashi, Sekiraqa, Mba
Malisheva: Gashi, Pira, Avdulli, Kryeziu, Bajrami, Maliqi, Gavazaj, Bahtiri, Marc Olivier, Sobowale, Shillova.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
03/09/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































