LAJMI I FUNDIT:

Trençevska: Është e nevojshme miratimi i një marrëveshjeje të re të përgjithshme kolektive

Trençevska: Është e nevojshme miratimi i një marrëveshjeje të re të përgjithshme kolektive

Këshilli Ekonomiko Social (KES) ka mbajtur sot seancën e shtatë, në të cilën është hapur diskutimi për domosdoshmërinë e lidhjes së Kontratës së re të Përgjithshme Kolektive dhe për Projektligjin për sistemin e pagave në sektorin publik, si pika të kësaj seance.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, si kryetare e Këshillit Ekonomik dhe Social, hapi diskutimin dhe theksoi nevojën për një Marrëveshje të re të Përgjithshme Kolektive, duke pasur parasysh se marrëveshja e fundit e përgjithshme kolektive është nënshkruar në vitin 2008 dhe ndërkohë një numër i madh ndryshimesh kanë ndodhur në legjislacion.

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi ka treguar se marrëveshja e përgjithshme kolektive do t’i japë zgjidhje gjendjes së punëtorëve në sektorin publik, kushteve, të drejtave dhe obligimeve të të dyja palëve si produkt i dialogut social.


Në seancën e sotme, partnerët socialë ranë dakord për formimin e një grupi pune që do të punojë në përmirësimin dhe redaktimin e draft tekstit të marrëveshjes së përgjithshme kolektive dhe teksti që do të rezultojë do të shqyrtohet edhe një herë në seancën e ardhshme të KES-së. Në grupin e punës do të marrin pjesë përfaqësues nga Zyra e zv. kryeministrit Bytyqi, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave, Ministria e Shoqërisë për Informatikë dhe Administratë, Organizata e Punëdhënësve dhe Lidhja e Bizneseve e RMV-së dhe Sindikatat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori