LAJMI I FUNDIT:

Tregtia me jashtë, rritje dyshifrore e eksporteve shqiptare (Video)

Tregtia me jashtë, rritje dyshifrore e eksporteve shqiptare (Video)

Në këtë 9 mujor, tregtia me jashtë ka shënuar një performancë pozitive, veçanërisht në eksportin e mallrave shqiptare.

Kryeministri Edi Rama publikon treguesit e eksport-importeve për këtë 9 mujor, ku veçanërisht prej vitit 2011 ato kanë shënuar rritje.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë informacion mbi ecurinë pozitive të tregtisë me jashtë për 9-mujorin e këtij viti ku spikat rritja dyshifrore e eksporteve, ju uroj një ditë të mbarë “, shkruan Rama.


Në shtator të këtij viti, eksportet arritën vlerën e 26 miliardë lekë ndërsa në gusht 2018 realizuan një rritje prej 28% më të lartë.

Për sa i përket eksporteve, në këtë 9 mujor ato shënuan rritje me 15.3%, ku krahasuar me vitet paraardhëse shifrat janë: në vitin 2011- 146 mld lekë, në 2012- 157 mld lekë, në 2013- 182 mld lekë, në 2014- 193 mld lekë, në 2015- 186 mld lekë, në 2016- 177 mld lekë , në 2017 -201 mld lekë ndërsa 2018- 231 miliardë lekë.

Ndërsa importet në shtator të këtij viti arritën vlerën e 51 miliardë lekë. Në 9 mujorin 2018 importet u rritën me 3% ndërsa importet e makinerive 6.3% më shumë.

Në vitet shifrat importeve janë: në vitin 2011- 394 mld lekë, në 2012-389, në 2013-367 mld lekë, në 2014- 398 mld lekë, në 2015- 392, në 2016- 424 mld lekë, në 2017-453 mld lekë dhe në 2018- 467 mld lekë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Kalo në kategori