LAJMI I FUNDIT:

Tre të arrestuar për grabitjen me armë në Deçan

Tre të arrestuar për grabitjen me armë në Deçan

Policia e Kosovës pas një pune intensive operativo-hetimore ka arritur që të identifikojë dhe më pas të arrestojë tre persona të dyshuar për ‘grabitje të armatosur’ dhe dy persona të dyshuar të cilët gjenden në arrati, janë në kërkim policor.

Personat e dyshuar të arrestuar në këtë rast janë: B. K. – i lindur 1992, F. B. – i lindur 1992, G. S. – i lindur 1995.

Gjatë bastisjes tek i dyshuari i parë janë sekuestruar si prova materiale një armë e tipit ‘Zoraki M 906-B’ dhe vetura e tipit Pasat me targa vendore e cila dyshohet se ka qenë e involvuar në rast.


Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Kujtojmë se rasti ka të bëjë me datën 22 janar 2019, ku në një parking të një qendër tregtare në Deçan kishte ndodhur ‘grabitje e armatosur’.

Policia e Kosovës me të marrë informatën ka shkuar në vendngjarje, ku ka takuar viktimat e rastit, sipas tyre derisa ishin duke dërguar pazarin ditor në bankë, nga një veturë e tipit Passat me targa vendore ka dalë i dyshuari me armë në dorë dhe nën kanosje ka grabitur çantën në të cilën gjendeshin të holla rreth 8000 euro (tetë mijë euro), duke u larguar në drejtim të panjohur.

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Kalo në kategori