Tre punëtorë lëndohen gjatë punimeve në autostradën “Arbër Xhaferi”

Të hënën tre punëtorë janë lënduar teksa po punonin në autostradën “Arbër Xhaferi”.
Dy të lënduar janë dërguar në QKUK, ndërsa një ka mbetur në spitalin e Ferizajt.
“Është raportuar se gjatë punimeve në autostradën 'Arbër Xhaferi' tre punëtorë të kompanisë, dy shtetas turk dhe një shtetas kosovar kanë pësuar lëndime trupore”, bëhet e ditur në raport.
Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
Nga
Telegrafi
27/03/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































