LAJMI I FUNDIT:

Tre persona raportojnë në Polici se persona të panjohur kanë kryer vjedhje në shtëpitë e tyre

Tre persona raportojnë në Polici se persona të panjohur kanë kryer vjedhje në shtëpitë e tyre
Foto: Ilustrim

Tre persona në Prizren kanë raportuar në Polici se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpitë e tyre dhe kanë kryer vjedhje.

Siç njofton Policia, personat e dyshuar kanë marrë para dhe stoli ari, rasti ka ndodhur ditë e shtunë.

“Prizren, 01.07.2023-22:00. Tre ankuesit meshkuj kosovar kanë raportuar se, gjersa ata nuk ishin në shtëpitë e tyre, person-a të dyshuar të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpitë e tyre dhe nga aty kanë vjedhur një sasi parash si dhe stoli ari”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/