Tre persona në rrezik jete, goditen me makinë në Veles

33-vjeçari T.T nga Velesi ka humbur kontrollin mbi makinën e tij "Fiat Punto" në rrugën "Alekso Demnievski" dhe ka goditur tre këmbësorë, të cilët për momentin kanë qenë duke e kaluar rrugën, ndërsa më pas ka goditur edhe në mur.
Siç njoftojnë nga policia, këmbësorët kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë në rrezik për jetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në vendin e ngjarjes është kryer hetim dhe po punohet për zbardhjen e rastit./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/01/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































