Kroacia po përballet me probleme të shumta para sfidës me Kosovën.

Kroatët nuk mund të llogarisë në shërbimet e tre lojtarëve, Luka Modric, Ivica Rakitic dhe Dejan Lovren, të cilët kanë pësuar lëndime.


Me këto probleme, trajneri Ante Çaçic pritet që ndaj Kosovës ta nis me formacionin 4-4-2 në takimin e 6 tetorit në stadiumin e Shkodrës, 'Loro Boriçi', por nuk përjashtohen edhe 4-3-3 dhe 4-2-3-1.

Mesfusha do të krijohet prej Marcelo Brozovic (Inter), Ivan Perisic (Inter) si Marko Pjaca (Juventus), të cilët mund të marrin edhe rol në sulmin e krahut.

Sulmi do të jetë i përbërë prej Mario Mandzukic (Juventus) si dhe njërin prej Nikola Kalinic (Fiorentina) apo Andrej Kramaric (Hoffeinheim).

Kosova dhe Kroacia janë pjesë e grupit I të kualifikuesve të botërorit të Rusia 2018, ku pas xhiros së parë të dy përfaqësueset kanë grumbulluar vetëm nga një pikë.

Më poshtë gjenden tre formacionet e mundshme të Kroacisë. /Telegrafi/

4-3-3

forma 1

4-4-2

forma 2

4-2-3-1

forma 3

telegrafi sport app