LAJMI I FUNDIT:

Trashëgimia e Ronaldos është në duar të sigurta: Cristiano Junior emocionoi botën me statistika të mahnitshme

Trashëgimia e Ronaldos është në duar të sigurta: Cristiano Junior emocionoi botën me statistika të mahnitshme

Që molla nuk bie shumë larg pemës, vërtetohet nga ajo që po bën djali i futbollistit të famshëm portugez, Cristiano Ronaldo, Cristiano Junior, në terrenet sportive në Arabinë Saudite.

Edhe pse është ende herët për të parashikuar diçka, Cristiano Junior ka shkëlqyer ditët e fundit në Arabinë Saudite dhe kategoritë e tyre të të rinjve.

Ajo që sigurisht është në favor të Cristiano Junior dhe zhvillimit të karrierës së tij, janë metodat tepër strikte të Ronaldos, të cilat ai i futi para së gjithash në jetën e tij, por edhe në jetën e djalit të tij, në mënyrë që Junior të ketë patjetër modelin më të mirë, por edhe një baba i rreptë që do ta drejtojë në aspektin futbollistik.


Në fund të vitit 2024, u konfirmuan statistikat e tij të pabesueshme. Brenda vitit kalendarik, ai shënoi 56 gola dhe 15 asistime në vetëm 27 ndeshje që luajti.

Junior ka shkëlqyer edhe ditët e fundit, ndonëse në ndeshje miqësore. Ai fillimisht shënoi pesë gola në fitoren 5-4 të Al-Nassr kundër Al-Ittihad, përpara se të shënonte të shtatë golat në një fitore 7-0 kundër Al-Hilal dje (e mërkurë).

Është kategoria U-15 e Al-Nassr. Cristiano Junior aktualisht është 14 vjeç dhe ngadalë po troket në derën e futbollit të juniorëve. Nëse ai vazhdon të zhvillojë potencialin e tij nën syrin vigjilent të babait Ronaldo, nuk ka dyshim se trashëgimia e kësaj familje në futboll është në duar të sigurta.

Ajo që është krejt e logjikshme dhe e pritshme, Cristiano Junior e ka ndjekur të atin në çdo klub ku ka luajtur Ronaldo, ndaj ka veshur fanellat e skuadrave të të rinjve të Juventusit, Manchester United dhe Real Madrid. Tani ai është në Arabinë Saudite dhe jeta e tij është padyshim e mirë për të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Premier League
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League

"Shkova me aeroplan te Barcelona pa e ditur askush", ish-ylli i La Ligas thotë se atij iu ofruan 'para të pista' nga klubi katalunas

La Liga
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Nga Rodrygo te Raphinha - lojtarët e nënvlerësuar që po bëjnë bujë në La Liga

Nga Rodrygo te Raphinha - lojtarët e nënvlerësuar që po bëjnë bujë në La Liga

La Liga
Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Premier League
Kalo në kategori