Transportuesit privatë presin takimin me kryeministrin, por ky i fundit nuk planifikon datë takimi pa dalë paraprakisht Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja për Qarkullim Publik me qëndrim për raportin e revizionit të realizuar tek transportuesit privatë nga Drejtoria për të Ardhura Publike.
“Qeveria vazhdon të mbështesë zgjidhjen e problemit të transportuesve privatë në Shkup. Presim që Bordi Drejtues i NQP-së dhe shërbimet e Qytetit të Shkupit, si kompetente për rastin, të deklarohen pas raportit të Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Në këtë mënyrë do të ketë bazë për një diskutim thelbësor në takimin e paralajmëruar nga kryeministri Kovaçevski. Ne presim që kjo të kontribuojë në një zgjidhje më të shpejtë të problemit.”, thonë nga Qeveria.
Kryetarja e Qytetit të Shkupit kohët e fundit nuk është parë shumë shpesh në publik. Në një konferencë të realizuar dy ditë më parë ajo foli edhe për transportuesit privatë, por nuk tha asnjë koment të vetëm për raportin e DAP-it. U tha gazetarëve që pyetjet t’i dërgojnë përmes postës elektronike, por edhe aty jo gjithmonë shërbimet denjojnë të japin përgjigje. Në shpalljen Publike të Qytetit për plotësim të disa linjave nuk është paraqitur askush.
“Qyteti i Shkupit mundet edhe pa transportuesit privatë, e organizojmë transportin publik. Bëjmë reforma në transportin publik, do të hyjmë në procedurë për blerje të autobusëve të rinj ekologjik, diçka që është mbështetur edhe nga Këshillit për vitin e ardhshëm… Qyteti i Shkupit nuk ka asnjë borxh, Qyteti i Shkupit jep leje për kryerjen e transportit publik, këta persona e kanë shkelur atë marrëveshje, nëse donin të punojnë me nder, nëse s’janë paraqitur kjo tregon shumë”, u shpreh Danella Arsovska- kryetare e Qytetit të Shkupit.
Slloboda Prevoz” dhe” Makekpress” tërhoqën autobusët nga bllokimi i bulevardeve, sepse kryeministri publikisht u premtoi takim pasi të përfundonte raporti i revizionit nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. Transportuesit privatë thanë se që kur ata janë tërhequr disa linja nuk kanë fare autobus, siç është ajo me numër 45, ndërsa disa të tjera nga 10 autobus sa kanë pasur në qarkullim, tani kanë vetëm nga dy. Dëmin kolateral në këtë situatë tashmë disa muaj e vuajnë qytetarët. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë