LAJMI I FUNDIT:

Transparency International: Shqipëria kthim prapa në luftimin e korrupsionit

Transparency International: Shqipëria kthim prapa në luftimin e korrupsionit

Organizata ndërkombëtare Transparency International (TI), publikoi të martën Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2018, i cili thekson se dështimi i vazhdueshëm i shumicës së vendeve për të kontrolluar korrupsionin, është duke kontribuar në një krizë të demokracisë në gjithë botën.

Indeksi, i cili radhit 180 vende dhe territore në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik, përdor një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 një vend shumë të pastër.

Në indeksin e sivjetmë Shqipëria ka zbritur në pozitën 99, nga 91 sa ka qenë një vit më herët.
“Kjo mund të ketë ndodhur për shkak të një ngërçi politik që ka bllokuar disa reforma anti-korrupsion që të ecin përpara”, thekson raporti i Transparency International. /Telegrafi/