Lucas Paqueta ka arritur në qytetin e Milanos për të përfunduar transferimin e tij prej 35 milionë eurosh te Rossonerët.

Trekuartisti 21-vjeçar nga Brazili arriti këtë mëngjes nga Rio de Janeiro, nëpërmjet Lisbonës, në aeroportin e Milanos në Malpensa.


Paqueta u pa shumë i lumtur me ardhjen e tij te klubi italian dhe aty tha disa fjalët për gazetarët.

"Jam shumë i lumtur që jam këtu".

paqueta 3 e1544367389657

"Kam ardhur në Milan për historinë e klubit", ishin fjalët e para të Paquetas.

Rossonerët kanë rënë dakord të paguajnë te Flamengo 35 milionë euro plus deri në 10 milionë euro tjera bonuse në bazë të performancës.

paqueta 2

Ai thuhet se do të jetë me drejtuesit e skuadrës në stadium gjatë ndeshjes së kësaj mbrëmjeje kundër Torinos në San Siro.

Paqueta do t'i nënshtrohet nesër testeve mjekësore dhe mund të bëjë debutimin e tij në Superkupën e Italisë në janar ndaj Juventusin. /Telegrafi/

paqueta