Transferimet që mund t'ju kenë ikur më 6 korrik (Foto)
Afati kalimtar i transferimeve ka filluar zyrtarisht me 1 korrik dhe tani po hyn në një fazë të nxehtë.
Dita e sotme (e enjte) ka sjell disa transferime interesante në tregun evropian, ndërsa interesante kanë qenë edhe disa rinovime të kontratave.
Transferimi më i madh dhe i përfolur ishte ai i Andrea Contit nga Atalanta te Milani, ai i Gael Clichyt te Basaksehir, ndërsa jo pak bujë bëri edhe transferimi i Iborras nga Sevilla te Leicester City.
Transferim interesant ishte edhe ai i mesfushorit Vurnon Anita nga Newcastle te Leeds United, ndërsa vend zuri edhe kalimi i Jonathan De Guzman nga Napoli te Eintracht Frankfurt.
Rinovimi i kontratës erdhi për një vit për legjendat Iker Casillas e Fernando Torres, ndërsa edhe mesfushori Pedro Obiang rinovoi me West Hamin. /Telegrafi/































