LAJMI I FUNDIT:

Transferi i ri i Milanit, Messias: Ëndrrat bëhen realitet nëse beson në to

Transferi i ri i Milanit, Messias: Ëndrrat bëhen realitet nëse beson në to
(Foto: Twitter/AC Milan)

Junior Messias është shprehur i kënaqur që i është bashkuar Milanit dhe ka thënë se transferimi i tij te Rossonerët është dëshmi se ëndrrat bëhen realitet nëse beson në to.

Ish-futbollisti i Crotones iu bashkua Rossonerëve në formë huazimi me opsion blerjeje dhe kalimi në San Siro shënon një ngritje të madhe në karrierë për 30-vjeçarin.

“Kur e pash fjalën Milan, u entuziazmova. Është ekipi i zemrës time, ekipi që e kam mbështetur dhe jam i gëzuar që ndodhem këtu”, ka deklaruar braziliani për MilanTV.


Ai më tutje ka theksuar se mezi pret që të bashkëpunojë me Paolo Maldinin dhe të luajë me sulmuesin veteran, Zlatan Ibrahimovic.

“Nëse kam arritur deri këtu, është sepse kam punuar shumë, kam vuajtur, kam sakrifikuar. Pastaj kur arrin, duhet ta dëshmosh veten, për të tjerët, për skuadrën, për grup, të gjithë së bashku”, ka shtuar tutje Messias. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori