LAJMI I FUNDIT:

Tramezzani zbulon emrat e futbollistëve që mund të luajnë në Serie A

Tramezzani zbulon emrat e futbollistëve që mund të luajnë në Serie A

Asistenti i Gianni De Biasit është i kënaqur me mënyrën se si ekipi kombëtar shqiptar ka luajtur deri më tani, edhe pse debutues në Europian, ndërsa shpreson që të përfshihet ndër vendet e treta më të mira, për të pasur qasje në fazën me eliminimin direkt të turneut të Francës.

Pas fitores 1-0 të Shqipërisë ndaj Rumanisë, kombëtarja e drejtuar nga De Biasi mund të ushqejë shpresa kualifikimi për më tej, në “Euro 2016”. Për mikrofonat e “Radio Sport” foli Paolo Tramezzani, asistenti i trajnerit të Shqipërisë “Ne jemi shumë të kënaqur me këto tri ndeshje të luajtura, të gjitha kundër kundërshtarësh më të fortë në letër. Jemi një ekip me zemër të madhe, që kurrë nuk heq dorë. Kjo përvojë do të na bëjë të rritemi”.

Rruga e mëtejshme në “Euro 2016” për Shqipërinë nuk është e mbyllur përfundimisht, por duhet të përfitojë nga të tjerët. Tashmë nuk është asgjë në dorën e saj. “Nuk do të jetë e lehtë për të ecur përpara, sepse kjo varet nga të tjerët. Ne vetëm mund të presim”, vazhdoi Paolo Tramezzani për “Radio Sportiva”.


Shpresoj edhe tek Italia, që mund të na japë një dorë. Jemi të lumtur që puna e trajnerit De Biazi është bërë e njohur edhe jashtë vendit tashmë. Kemi lojtarë me cilësi, që garantojnë një të ardhme të mirë. Doni ndonjë emër? Roshi, Kaçe dhe Cikalleshi, janë emrat e ardhshëm, të denjë për ekipe të nivelit të lartë. Ndoshta do t’i shohim ato në Itali”.

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Superliga
Kalo në kategori