Trajtimi me ujë dhe limon i refluksit të lukthit dhe urthit

Refluksi i lukthit dhe urthi ndodhin kur acidi nga lukthi juaj arrin në fytin tuaj. Kjo mund të shkaktojë ndjesinë e djegies dhe acarim në ezofag. Kur kjo ndodh, ju mund të vuani një ndjesi djegieje në gjoks ose në fyt. Kjo njihet si urthi.
Çfarë thotë studimi shkencor amerikan mbi përdorimin e ujit me limon kundër urthit?
Ka prova shkencore se ushqimet e pasura me acid askorbik, të tilla si lëngu i limonit, ndihmojnë në mbrojtjen e stomakut nga disa tumore të caktuara dhe dëmtime të tjera. Këto gjetje ishin veçanërisht të vlefshme për njerëzit që vuajnë nga ulcerat peptike – transmeton AgroWeb.
Si ta përdorni ujin me limon kundër urthit dhe refluksit
Megjithëse lëngu i limonit është mjaft acid, sasi të vogla të përziera me ujë arrijnë të kenë një efekt alkalizues kur tretet. Kjo arrin të ndihmojë neutralizimin e acidit në stomakun tuaj. Nëse vendosni të provoni këtë trajtim në shtëpi, duhet të përzieni një lugë gjelle lëng limoni të freskët me 250 mililitra ujë. Pastaj piejeni përzierjen rreth 20 minuta para çdo vakti ngrënie për të ndihmuar në parandalimin e simptomave që mund të shkaktohen nga ushqimi.

Sigurohuni që ta pini këtë përzierje përmes një kallami ose pipëze plastike nëse është e mundur. Kjo mund të parandalojë acidin të bjerë në kontakt me dhëmbët tuaj pasi mund të shkaktojë gërryerje të smaltit të dhëmbëve. Asnjëherë nuk duhet të pini direkt lëng limoni për shkak të aciditetit të tij të përqendruar. Lëngu i limonit duhet patjetër të tretet me ujë për të qenë efektiv. Mund ta përdorni kurën e mësipërme për një periudhë tri-katër javore dhe ta përsërisni sa herë urthi dhe refluksi shkaktohen në organizmin tuaj.
Përmbledhje e informacionit dhe çfarë duhet pasur parasysh
Nëse jeni të interesuar ta provoni këtë kurë natyrale në kushtet e shtëpisë, mos harroni ta trazoni plotësisht lëngun e limonit me sasinë e duhur të ujit. Shtoni jo më shumë se një lugë gjelle lëng limoni. Ju mund të provoni të pini një sasi të reduktuar në fillim për të përcaktuar se çfarë lloj efekti mund të ketë për tretjen tuaj. Në këtë rast, pini vetëm gjysmën e sasisë së përmendur më lart. Nëse nuk keni probleme me aciditetin, atëherë vazhdoni të provoni sasinë e plotë. Nëse simptomat e urthit dhe refluksit vazhdojnë, duhet të flisni me mjekët. Ata mund të ndihmojnë në hartimin e planit më të mirë të trajtimit për ju.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pse disa gra lindin vetëm djem dhe të tjera vetëm vajza: U zbulua se çfarë ndikon më shumë në gjininë e bebes

Dëshira e pakontrolluar për të vjedhur – Çfarë fshihet pas kleptomanisë?

Trajtimi i kancerit të lëkurës me elektrone dhe roli i Fizikanit Mjekësor në Radioterapi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ylli spanjoll lë anash Arsenalin dhe i jep prioritet kalimit tek Real Madridi

SHBA-ja largon trupat nga Siria - shfaqjen pamjet e tërheqjes së ushtrisë

Peci: Opsion real që më 15 qershor të shkojmë në zgjedhje të reja

Një natë para finales, Egli dhe Rozana përloten – Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë

I dërguari i Trumpit: Rusia mund të marrë disa rajone të Ukrainës, por jo të pestat

Sa janë të vërteta pretendimet për "traktatin e pandemisë së OBSH-së, një përpjekje për të shmangur gabimet gjatë COVID-19"?