Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka thënë se përvoja e Dritës e mposhti skuadrën e tij.

Drita fitoi me rezultat minimal 1-0 me golin e i Betim Haxhimusës në minutën e 59-të.


Pas ndeshjes, në prononcim për ArtSport1 doli edhe trajneri i mysafirëve, Shpëtim Idrizi që tha se skuadra e tij luajti mirë.

121600211 261668301847412 3090013742647160557 n

“Unë mendoj se pavarësisht humbjes, kemi luajtur mirë, i patëm rastet tona, kurse Drita e shfrytëzoi në maksimum një gjysmë-rast, kuptohet këtu për shkak të përvojës”.

“Humbja ndaj kampionëve nuk është ndonjë gjë e madhe, e rëndësishme ishim të luanim mirë dhe ishim gati të dilnim me pikë nga këtu”, ka thënë Idrizi.

Trepça ’89 në fundjavë luan përballë Feronikelit./Telegrafi/

telegrafi sport app