Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku nuk u paraqit në ndeshjen e fundit të Rubin Kazanit ku ata pësuan humbje të thellë me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit rus.

Daku tash e sa kohë po përballet me një lëndim i cili ia ka pamundësuar atij të luajë dhe tashmë trajneri i Rubin Kazanit ka folur për gjendjen e tij.


Rashid Rakhimov, ka thënë se Daku së shpejti do të duhet që t’i nënshtrohet operimit.

“Lëndimi është tejet i pakëndshëm dhe unë mendoj se Daku do të ketë nevojë për një operacion të vogël. Mungesa e tij vërehet në ekip”, ka thënë Rakhimov.

Mirlind Daku 13 1

Shkaku i këtij lëndimi Daku nuk kishte qenë në gjendje të ftohej nga Shqipëria për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës, që janë të vlefshme për kualifikimet e Kupës e Botës.

Me 11 gola të shënuar, Daku është golashënuesi më i mirë i Rubin Kazanit këtë edicion, teksa ka edhe gjashtë asistime./Telegrafi/

telegrafi sport app