Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier arrestohet nga policia franceze

260:"Christophe Galtier - PSG vs RC Lens Ligue 1 in Parc des Princes, Paris, France, on April 15, 2023. 15/04/2023-Paris, FRANCE. || 263414_0058 2023 CLUB foot FOOTBALL Francais FRANCE Lens match parc des princes Paris-Saint-Germain psg RC Lens SOCCER sport stade
Sipas raportimeve në Francë, Christophe Galtier është arrestuar nga policia franceze nën akuzat për deklarata raciste.
Akuzat datojnë që nga koha e 56-vjeçarit në krye të Nice, raporton RMC Sport.
PSG nisi një hetim kundër Galtier në prill pas komenteve të supozuara raciste që i atribuoheshin trajnerit të tyre.
Galtier kuptohet se i mohon pretendimet, duke thënë se ai nuk e ka bërë asnjëherë fyerje raciste.
Ai pritet të largohet nga PSG në orët në vijim, pasi klubi ka arritur marrëveshje me Luis Enriquen.
Ai nuk pritet të kompensohet për këtë largim, shkaku që ka dëmtuar imazhin e PSG-së me këto akuza. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































