LAJMI I FUNDIT:

Trajneri personal për stërvitjet gjatë dimrit: Fokusohuni në qëllimin që dëshironi ta arrini deri verës

Trajneri personal për stërvitjet gjatë dimrit: Fokusohuni në qëllimin që dëshironi ta arrini deri verës

Gjatë ditëve të ftohta të dimrit, divani dhe ushqimi mund t’ju duken shumë më komode sesa shkuarja në palestër, por pastaj vështirë se keni trup të mirë gjatë verës.

Trajneri personal Max Zeumer ka zbuluar disa këshilla se si ta rifitoni motivin dhe t’i vazhdoni ushtrimet fizike, transmeton Telegrafi.

Fillimisht duhet të argëtoheni në palestër. Në vend se ta shihni një palestër si një vend i dhimbjeve për ta arritur qëllimin e caktuar, përpiquni të bëheni më miqësor dhe të bëni aktivitete bashkë me tjerët.


Ndoshta e gjeni një shok të ri të ngushtë, kjo më ka ndihmuar mua. Gjithmonë më pëlqen të ushtrohem me njerëz tjerë në palestër dhe kështu e shijoj më shumë palestrën”, thotë Zeumer.

Tjetra është të mos përpiqeni ta bëni çdo gjë përnjëherë. P.sh., sipas Zeumer, gabimi më i madh i individëve është kur përpiqen të bëjnë ushtrime fizike dhe të mbajnë dietë. Kjo është arsyeja se përse heqin dorë menjëherë.

Mënyra më e mirë për të shënuar sukses është duke zhvilluar shprehi pozitive të ushqimit dhe ushtrimeve fizike me kohën, dhe duke i vënë vetes qëllime të cilat shumë lehtë i arrini.

Dhe në fund, përqendrohuni në atë që dëshironi ta arrini, e jo duke gjetur arsyetime se përse duhet të hiqni dorë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Kërshëri
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karriera juaj do të jetë në kulmin e saj

Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karriera juaj do të jetë në kulmin e saj

Astrologji
Kalo në kategori