Trajneri i Olympiacosit, Oscar Garcia, është detyruar që të shkojë në spital pasi ishte goditur nga një gjësend i fortë i hedhur nga tifozët vendas të PAOK-ut të Selanikut.

Pak para fillimit të ndeshjes ishin tifozët vendas të flaktë të PAOK-ut ata që sulmuan trajnerin mysafir.


Gjësendi që goditi trajnerin e Olympiacosit në nofull e la atë të lënduar mjaft keq duke u detyruar kështu që të dërgohet edhe në spital.

Ndeshja pas këtij incidenti nuk filloi fare, pasi tekniku i kampionit grek u sulmua duke shkuar drejt stolit.

Pamjet televizive tregojnë se tekniku spanjoll pasi u godit në fytyrë mori edhe ndihmën e parë në fushë.

greek 2

PAOK-u që ka kryesimin në kampionatin grek është në rrezik që të dënohet nga federata e futbollit grek me heqje pikësh dhe me gjobë.

greek 3

Ngjarje të tilla janë mjaft të zakonshme në futbollin grek e sidomos kur përplasen tifozët ultras të klubeve rivale. Këtë edicion kampionati grek u ringjall me rivalitet të ashpër për titull mes AEK-ut të Athinës, Olympiacosit të Athinës dhe PAOK-ut të Selanikut.

/Telegrafi/

telegrafi sport app