Telegrafi

Trajneri i Kosovës merr drejtimin e Z Mobile Prishtinës

Z Mobile Prishtina ka konfirmuar trajnerin e ri dhe ai është trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Damir Mulaomerovic.

Mulaomerovic mori së fundmi drejtimin e përfaqësueses së Kosovës.

Ai është emër i respektuar në qarqet e basketbollit evropian, fillimisht me paraqitjet e tij si lojtar, e më pas edhe si trajner.

Mulaomerovic zëvëndëson Matthias Zollner në pozitën e trajnerit të Prishtinës pas turpërimit në Holandë nga kampioni Donar Groningen.

Për Mulaomerovic ambienti do të jetë i njohur, pasi aty stërvitet edhe përfaqësuesja e Kosovës dhe shumica e lojtarëve të Kosovës janë pjesë e klubit kryeqytetas.

Drejtimi i Mulaomerovic mundëson që ky i fundit të ketë pamje më të qartë për lojtarët në zhvillim dhe potencial për përfaqësuesen e Kosovës. /Telegrafi/