LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i kombëtares, Inzaghit i ofrohen 480 mijë euro në vit

Trajneri i kombëtares, Inzaghit i ofrohen 480 mijë euro në vit

Armand Duka e ka zgjedhur pasuesin e Gianni de Biasit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur sytë dhe është gati të vendosë edhe portofolin mbi Filipo Inzaghin.

Me sa mësohet oferta që i është parashtruar në një komunikim telefonik ish-trajnerit të Milanit është 480 mijë euro në vit, një shifër vërtet e konsiderueshme po të llogaritet që bëhet fjalë për një institucion që drejton futbollin në një vend të vogël dhe me probleme ekonomike, transmeton ata.

Me sa referojnë mediat në Itali, çështja financiare nuk është kryesore për teknikun aktual të Venezias, i cili normalisht është mjaft i tërhequr nga një përvojë në stolin e një skuadre përfaqësuese që është në rritje, por në krahun tjetër nuk kërkon të braktisë një projekt ku ai vetë ishte në epiqendër të gjithçkaje duke e ngjitur Venezian nga Lega Pro në Serinë B.


Kontaktet mes Dukës dhe përfaqësuesit të “Superpippos” Tullio Tinti janë të vazhdueshme. Një pikë ku palët duhet gjithashtu të bien dakord është ajo e stafit, pasi Inzaghi nëse nënshkruan do të marrë me vete 8 bashkëpuntorë, të njëjtët që aktualisht ka tek klubi venezian.

Pritet që brenda pak ditësh 44 vjeçari ti kthej presidentit të FSHF-së një përgjigje përfundimtare. Ndërkohë alternativat nuk mungojnë nga Roberto Carlos, Delio Rosi e deri tek Sami Hyypia.

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori