LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Izraelit: Humbja ndaj Shqipërisë nuk do harrohet për një kohë të gjatë

Trajneri i Izraelit: Humbja ndaj Shqipërisë nuk do harrohet për një kohë të gjatë

Trajneri i Izraelit nuk ka fjalë për ta përshkruar humbjen e kombëtares së tij dhe tha se ishte e turpshme ajo që ndodhi kundër Shqipërisë.

Elisha Levi tregoi se futbollistët e tij e kishin marrë ndeshjen lehtë dhe nuk luftuan sa duhet në fushën e lojës. Ai i thuri elozhe Shqipërisë për mënyrën se si e dominoi sfidën dhe për faktin që e befasoi Izraelin.

“Është e vështirë për të injoruar faktin që bëmë një nga ndeshjet më të dobëta dhe më të turpshme të Izraelit në vitet e fundit. Ndeshja e humbur 0-3 ndaj Shqipërisë nuk do të harrohet për një kohë të gjatë dhe do të kujtohet për keq”, tha fillimisht trajneri i Izraelit. Më tej ai bëri edhe analizën e ndeshjes, transmeton PanoramaSport.


“Deri në momentin që Shqipëria po fitonte me rezultatin 2-0, ne po luanim mirë. Unë vendosa të rrezikoja dhe ta hidhja skuadrën në sulm për të shënuar, por ata përfituan dhe na shënuan golin e tretë. Në ditët e sotme dhe në futbollin e sotëm nuk mund të nënvlerësosh asnjë skuadër dhe shqiptarët ishin më të mirë. Lojtarët tanë nuk kishin energji dhe ata na dominuan. Duhet të bënim më shumë, por të shohim se çfarë mund të ndodhë në shtator për të rregulluar situatën”, ka thënë Levi.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori