Ndërsa një pjesë e madhe e vëmendjes është përqendruar te kriza që po zhvillohet te Real Madridi, i cili është eliminuar nga gara për dy trofe brenda vetëm katër ditësh, si dhe te ndryshimet në pankinë, Albacete meriton merita të mëdha për rolin e tij në një prej befasive më të mëdha të Kupës së Mbretit.

Skuadra e kategorisë së dytë bëri histori kundër Los Blancos në stadiumin “Carlos Belmonte”, në një mënyrë dramatike, duke shënuar golin e fitores pothuajse me goditjen e fundit të ndeshjes.


Dy skuadrat nuk ishin përballur me njëra-tjetrën që nga viti 2005, kur Real Madridi kishte fituar 2-1, ndërsa ndeshja e zhvilluar në vitin 2004 në “Bernabeu” kishte përfunduar me fitoren 6-1 për Los Blancos.

Ajo skuadër përfshinte emra të mëdhenj si Luis Figo, Ronaldo Nazario, Michael Oëen dhe Raul Gonzalez.

Në total, dy ekipet ishin përballur 14 herë, me Real Madridin që kishte fituar 11 ndeshje dhe tre kishin përfunduar në barazim.

Albacete kishte shënuar vetëm tre gola në të gjitha këto përballje, një shifër që e dyfishoi të mërkurën në mbrëmje.

Pamje të publikuara nga Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) nga dhomat e zhveshjes së Albacetes para ndeshjes zbuluan se trajneri Alberto Gonzalez kishte parashikuar fitoren.

“Zotërinj. Kurrë në historinë e Albacetes nuk ka pasur fitore ndaj Real Madridit. Dhe do t’ju kujtoj pse: sepse ajo ditë ishte e rezervuar për sot. Për ne”, i kishte thënë Gonzalez lojtarëve të tij./Telegrafi/

telegrafi sport app