LAJMI I FUNDIT:

Trajneri 29-vjeçar i Hoffenhemit zbulon sekretin e suksesit

Trajneri 29-vjeçar i Hoffenhemit zbulon sekretin e suksesit

Julian Nagelsmann po befason të gjithë më suksesin e tij me skuadrën gjermane, Hoffenheim.

Hoffenheim është skuadra e cila po befason të gjithë këtë sezon me lojën e bukur që po e zhvillon dhe pozitën e tyre në Bundesliga.

Aktualisht kjo skuadër renditet në vendin e tretë në kampionatin gjerman, por ky pozicion është i madh kur në skuadër nuk ke emra të kalibrit botëror.


Trajneri 29 vjeçar që po rivalizon Bayernin dhe nuk ka pësuar asnjë humbje – është më i ri se 88 lojtarë të Bundeligas (Foto)
Lexo po ashtu Trajneri 29 vjeçar që po rivalizon Bayernin dhe nuk ka pësuar asnjë humbje – është më i ri se 88 lojtarë të Bundeligas (Foto)

Megjithatë, sekreti i suksesit të tyre po lidhet me trajnerin e tyre të ri, 29-vjeçarin Julian Nagelsmann, i cili po çmend të gjithë me lojën dhe idetë e tij, për të cilat ka një përgjigje interesante.

“Unë kam idetë e mia më të mira sa jam në banjë”, ka thënë fillimisht Julian Nagelsmann për mediat gjermane.

“Punoj si një bukëpjekës. Gjërat të përziera, i fus ato në furrë dhe e shoh nëse ato kanë shije të mirë”, përcjell Telegrafi.

Ancelotti u befasua prej strategjisë së trajnerit 29-vjeçar të Hoffeinheimit
Lexo po ashtu Ancelotti u befasua prej strategjisë së trajnerit 29-vjeçar të Hoffeinheimit

Tutje, trajneri 29-vjeçar foli edhe për ndjenjën e fitores ndaj skuadrës më të madhe gjermane, Bayern Munich, të cilën e mposhtën në fundjavë me rezultat 1-0.

“Të fitosh është si droga. Unë kurrë nuk e kam provuar drogën, por e imagjinoj një zhurmë të drogës të jetë si kjo”, përfundoi tekniku gjerman. /Telegrafi/