LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq: Në Beograd po më kërcënojnë dhe persekutojnë, shkaku i dëshmisë për vrasjen e Ivanoviqit

Trajkoviq: Në Beograd po më kërcënojnë dhe persekutojnë, shkaku i dëshmisë për vrasjen e Ivanoviqit

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka thënë se “de fakto” po jeton në arrest shtëpiak në Beograd, kurse në publik shfaqet vetëm në seancat sipas padisë së biznesmenit kontrovers nga Kosova, Milan Radoiçiq, dhe siç tha ajo, “mikut të tij, Bojan Dimiq, përndryshe zyrtar i lartë i BIA-s (Shërbimit Informativ Serb)”.

“Dëshmia ime në procedurën hetimore paraprake (për vrasjen e Oliver Ivanoviqit) ishte në tryezën e Aleksandar Vuçiqit dhe ai e lexoi atë, duke më akuzuar mua se gjoja jam përgjegjës për arrestimin e disa personave nën dyshimin se kanë marrë pjesë në organizimin e vrasjes [së Ivanoviqit]”, tha Trajkoviq në konferencën për media.

Ajo ka thënë se pas kësaj deklarate i është pamundësuar të vazhdojë punën në Shtëpinë e Shëndetit në Graçanicë, se është pensionuar nga vendi i saj I punës si profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë në Mitrovicë, ndërsa djali i saj është larguar nga puna në Beograd, transmeton Telegrafi.


Sipas Trajkoviqit, në prill të vitit 2019, ndaj saj është nisur një sulm i koordinuar mediatik, i cili është udhëhequr nga kreu i atëhershëm i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, së bashku me tabloidin ‘Alo’, kurse në ndihmë u doli edhe vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo shpjegoi se mediat pro-qeveritare, edhe para se të dëshmonte në gjykatën e Prishtinës, menjëherë pas deklaratave të para publike për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, kanë nisur një fushatë të tmerrshme ndaj saj dhe se që atëherë ajo ka pasur një sërë shqetësimesh.

“Në të vërtetë, unë nuk kisha qëllime të tjera përveçse ta mbaja gjallë këtë temë.Përveç faktit që gazetarët më ndihmuan në një masë të mirë. Megjithatë, që atëherë filloi golgota dhe persekutimi im”, tha Trajkoviq.

Siç tha ajo në konferencë për media, ajo ishte kërcënuar më drejtpërdrejt nga akuzat e Vuçiqit, sepse filloi të merrte kërcënime të ashpra dhe njoftime se “nga e gjithë kjo ajo në një mënyrë shumë të vështirë do të nxirret”.

Ajo akuzoi Beogradin zyrtar se në hetimin e vrasjes së Ivanoviqit po bën përpjekje për të mbajtur gjithçka në procedurën para-hetimore dhe tha se është e shqetësuar që institucionet në Prishtinë ia kanë dorëzuar Vuçiqit raportin e saj hetimor.

Ndërsa avokati Bozho Preleviq tha se në rastin e Rada Trajkoviqit është shqetësues fakti që ka shumë ngjashmëri me Oliver Ivanoviqin.

Siç tha ai, nga policia joformalisht thonë se Trajkoviqin e kërcënon “njëfarë mafie shqiptare”, por kur pyeten se kush është “mafia shqiptare”, policia nuk ka përgjigje.

“Nëse e dini se kush po kërcënon, atëherë do të ishte e mençur ta informoni atë për këtë. Nëse e dini se kush po kërcënon, e dini saktësisht se nga çfarë kërcënohet ajo”, tha Preleviq.

Ai thekson se është i rrezikuar edhe djali i Rada Trajkoviqit, i cili humbi punën dhe se nuk mund ta humbiste për shkak të “mafies shqiptare”, si dhe se personi tek i cili shkon Trajkoviqi kur shkon në Kosovë, ka përjetuar shqetësime.

“Të gjitha këto janë vende serbe dhe është e qartë se nga vijnë kërcënimet”, tha Preleviq dhe theksoi se “problemi është kur presidenti dhe kryeministri thonë se individë të caktuar që janë në aktakuzë për vrasjen e Ivanoviqit janë  të rëndësishëm për komunitetin serb”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori