Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, kryetarja aktuale e ‘Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova e Metohia’ Rada Trajkoviq thotë se asaj i është ofruar kopja e një videoincizimi ku ishte regjistruar vrasja e politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviq, në veri të Mitovicës.
Trajkoviq ka thënë për mediat serbe se nuk kishte pranuar ta merrte videokasetën, duke deklaruar se provat duhet të dorëzoheshin në prokurori në Prishtinë.
“Para se të shkoja në Mitrovicën e Kosovës, unë kam përjetuar një presion të jashtëzakonshëm. Më thanë se atje të më presin grupe të ndryshme mafioze dhe do të më vrisnin. Ata erdhën edhe në selinë e koalicionit tonë ‘Liria’”, tha Trajkoviq, përcjell Telegrafi.
Trajkoviq fushatën parazgjedhore në Kosovë e hapi në Mitrovicë të Veriut, në vendin ku u vra Oliver Ivanoviq në vitin 2018.
“Disa njerëz, do nga qarqe jo transparente, më ofruan kopjen e një videoincizimi të vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Më thanë që njëra kopje i është dhënë dikujt nga autoritetet shtetërore dhe tjetra më është ofruar mua. Unë thashë që as nuk e marr dhe as nuk jap para, dhe se provat, nëse i kanë, duhet t’i ofrohen prokurorit Syla në Prishtinë”, tha Trajkoviq.
Trajkoviç gjithashtu tha se kurrë nuk do të heqë dorë nga zbulimi i kryesit të vrasjes së Ivanoviqit dhe se nuk do të përdorë fushatën zgjedhore për promovimin e saj, por për t’u treguar qytetarëve se cila është politika e presidentit serb Aleksandar Vuçiq ndaj Kosovës.
Ajo tha se jo gjithmonë ishte dakord me Ivanoviqin politikisht, por se ata kishin qëllime unike politike.
“Unë ende e ruajë porosinë e Oliverit që më është dërguar pesë ditë para vrasjes së tij, në të cilën thuhet: ‘Ndoshta do të më vrasin, por nuk mund të ndalem, sepse do ta turpëroja familjen time. Kjo nuk do të ishte krenaria e familjes sime’”, tha Trajkoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fëmija 5-vjeçar helmohet me barëra në Dellçevë

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Kërkesat e sindikatës për rritjen e pagës minimale do të presin të paktën edhe 10 ditë

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës