Traditë mbi 30 vjeçare, restorant “Dubrovniku” në Tetovë – Kryefjala e përgatitjes së mishit

Në qendër të qytetit të Tetovës, tashmë për më tepër se 30 vite, restorant “Dubrovniku” është lokacion i përzgjedhur i shumë qytetarëve të cilët ndër vite janë klientë besnikë të këtij objekti gastronomik.
Me një ambient të ngrohtë, shumë komod, ushqim me plot shije dhe shërbim profesional, Dubrovniku ka krijuar tashmë brendin e vet, sidomos kur flitet për gatimet e mishit.
Neve na priti për një bisedë te këndshme pronari i restorantit, Eroll Demiri.
Demiri tregoi kronologjikisht për traditën e familjës së tij në gastronomi, që datonte nga viti 1952 e deri në ditët e sotme.
“Do filloja historinë prej në fillimet e këtij biznesi në vitin 1952 ku gjyshi im ka filluar punën në fushën e gastronomisë së Paraqin të Serbisë, ndërsa ne të tjerët jemi kyç të gjithë në këtë biznes ashtu siç kemi ardh gjenerata me radhë. E kemi trashëgu prej Paraqinit në Prishtinë e mandej edhe në Tetovë. Funksionojmë ende edhe në Prishtinë, jemi të gjithë axhallarë dhe nipa, mbajmë të gjithë kontaktet dhe jemi në bashkëpunim të plotë”, tha Demiri.
Demiri tha se pavarësisht që jane që disa dekada në treg, shtimi i objekteve hotelerike ka bërë që ata të punojnë akoma më shumë me përkushtim dhe të ruajnë nivelin dhe profesionalizmin që i karakterizon.
“Është treg interesant që mundëson qytetarët të bëjne vetë zgjidhjen e tyre sipas shijeve që ata kanë ose në bazë të asaj që ofrohet. Shtimi i shërbimeve hotelerike është diçka e mirë sepse kjo mundëson që ne t’i përkushtohemi edhe më shumë punës dhe veprimtarisë që ne po e ushtrojmë”, u shpreh Demiri.
E për në fund, i zoti i shtëpisë përgaditi dhe katër recetat ikonike të restorantit Dubrovniku, që ishin receta unike e për më tepër me një shije fantastike si: Qebapa Dubrovniku, Ramstek me gjalpë dhe perime, Mish viçi ne furrë si dhe Qofte Sharri.
Definitivisht, një vend që ja vlen për ta vizituar, për profesionalizmin, ambientin dhe shërbimin e mrekullueshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë