Site icon Telegrafi

Toyota dhe Subaru po përgatiten të lansojnë një numër të SUV-ëve të reja kompakte elektrike

Toyota dhe Subaru po përgatiten të lansojnë një numër të SUV-ëve të reja kompakte elektrike në vitin 2026 si pjesë e partneritetit të tyre të vazhdueshëm.

Dy prodhuesit e automjeteve kanë punuar më parë së bashku në Toyota bZ4x dhe Subaru Solterra, dhe bashkëpunimi i tyre i fundit do të zgjerojë praninë e tyre në tregun në rritje të automjeteve elektrike, raportoi CarScoops, përcjell Telegrafi.

Këto modele të reja pritet të synojnë një klientelë më të gjerë duke adoptuar një formë më tradicionale SUV.

Ndryshe nga bZ4x dhe Solterra, të cilat kanë një “dizajn futuristik”, SUV-të e ardhshëm mund t’i ngjajnë gjeneratës së ardhshme Toyota RAV4.

Ndërsa versionet Toyota dhe Subaru ka të ngjarë të ndajnë pjesën më të madhe të dizajnit dhe komponentëve të tyre, secili do të ketë një stil të veçantë në pjesën e përparme për të ruajtur identitetin e markës. /Telegrafi/

Exit mobile version