LAJMI I FUNDIT:

Totti shpëton Romën, në tmerrin e Atalantas (Video)

Totti shpëton Romën, në tmerrin e Atalantas (Video)

Roma ka arritur që së paku të nxjerrë një pikë nga dueli me Atalantan, ku u zhvillua dramë e vërtetë, e cila përfundoi me rezultat 3-3.

Vendimtar u tregua legjenda Francesco Totti, i cili hyri në pjesën e dytë.

Megjithatë, deri atëherë hynë shumë gola.

Digne me një goditje të sakt hapi serinë për 1-0.


Nainggolan vetëm katër minuta më vonë (27′) shënoi për 2-0 dhe të gjithë menduan se Roma do të bëjë proces të shkurtër.

Megjithatë, në skenë u shfaq D’Alessandro që ngushtoi (33′) para se Borriello (37′) të barazojë dhe të shokojë Romën për 2-2.

Me të filluar pjesa e dytë në skenë u shfaq sërish Borriello që pas një pasimi të Gomez u gjend më së miri për të shënuar për 3-2 dhe gëzimin e madh të bergasmasëve (50′).

Në lojë hyri Totti në minutën e 78-të dhe loja u gjallërua për romakët.

Pikërisht legjenda Totti ishte ai që shënoi për 3-3 duke nxjerrë nga lloqi ekipin e tij (85′).

Me këtë rezultat përfundoi sfida, ku Roma nxorri një pikë te Atalanta, edhe pse kishte në fillim epërsinë prej 2 golash.

Me këtë barazim, Roma lë të hapur luftën për vendin e tretë, pasi ka 65 pikë, katër pikë më shumë se Interi. Roma javën e ardhshme pret Napolin. /Telegrafi/




Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi nuk ndalet – tani shënon me goditje me këmbë nga brenda zonës

Vedat Muriqi nuk ndalet – tani shënon me goditje me këmbë nga brenda zonës

La Liga
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Vedat Muriqi po kthehet në formën e tij – shënon gol të bukur ndaj Las Palmas

Vedat Muriqi po kthehet në formën e tij – shënon gol të bukur ndaj Las Palmas

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Liga e Parë, grupet A dhe B: Fitojnë pretendentët kryesorë

Liga e Parë, grupet A dhe B: Fitojnë pretendentët kryesorë

Liga e Parë

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori