LAJMI I FUNDIT:

Tottenhami do të paguajë një pjesë të pagës së Jose Mourinhos në vitin e parë te Roma

Tottenhami do të paguajë një pjesë të pagës së Jose Mourinhos në vitin e parë te Roma

Sipas Sky Sport Italia, Tottenham do të paguajë një pjesë të pagës së José Mourinho në sezonin e tij të parë te Roma.

“Special One” do të kthehet në Serie A pas 11 vitesh pasi u largua nga Interi.

Ai kishte paralajmëruar tifozët e Interit disa ditë më pare se ishte i hapur për t’u kthyer në Itali për të trajnuar një nga rivalët e tyre.


Sipas Sky Sport Italia, Mourinho nënshkroi kontratën e tij me Romën të hënën, duke pranuar një shkurtim page. Tottenham kishte shkarkuar Mourinhon në prill.

Trajneri portugez do të fitojë 7 milionë euro në vit, shumë më pak sesa kontrata e tij prej 16 milionë euro në vit që merrte te klubi nga Londra.

Sidoqoftë, sipas raportimeve, Mourinho do të fitojë të njëjtat para në sezonin e tij të parë në kryeqytet italian, pasi Spurs kanë rënë dakord që të paguajnë një pjesë të pagës së tij në edicionin e parë në “Olimpico”.

Mourinho ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me Romën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Kalo në kategori