Tottenhami është befasuar në mbrëmjen e sotme në Ligën e Evropës nga skuadra blege Antwerp me rezultat 1-0.

Belgët i kanë rrëmbyer një top mbrojtësit kundërshtar dhe prej andej ka ardhur edhe goli nga Lior Rafaelof.


Një humbje kjo që ka lënë një shije të hidhur te trajneri i londinezëve, Jose Mourinho.

Portugezi pas ndeshjes në konferencën për shtyp ka thënë se donte të bënte 11 zëvendësime, ndërsa ia dha kundërshtarit merita për fitoren.

“Do të doja të bëja 11 zëvendësime! Nuk i bëra 5 sepse kisha frikë nga 45 minuta të gjata. Në pushimin e pjesës së parë u përpoqa të përmirësoja situatën, por nuk mjaftoi”.

skysports jose mourino tottenham 5035316

“Në pjesën e dytë u përmirësuam. Në fund Antwerp mori atë që meritoi. Ekipi më i mirë fitoi dhe më i keqi humbi”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes. /Telegrafi/

telegrafi sport app