Rep-artisti i njohur, Tory Lanez, ka thyer heshtjen sa i përket akuzave se e ka qëlluar Megan Thee Stallion.

28-vjeçari thuhet se ka qëlluar me armë reperen, pasi kishin qenë së bashku në një festë, ndërsa pas daljes kishte ndodhur incidenti, shkruan Mirror.


Akuza të tilla i ka bërë edhe Megan përmes një paraqitje në rrjete sociale, teksa kishte treguar se është frikësuar të zbulojë të vërtetën.

1 Tory Lanez

Ndërkaq, Tory ka vendosur që për herë të parë rreth kësaj çështje duke thënë se e vërteta do të dalë në pah shumë shpejt.

“Koha do të flas dhe e vërteta do të dalë në dritë. Unë kam besim tek Zoti. Shumë dashuri për fansat dhe njerëzit që qëndruan besnik. Nëse më keni mbështetur mua apo Megan, e vlerësoj”, ka shkruar ai.

2 FILE Tory Lanez Arrested On Gun Charge In Hollywood

Për këtë rast është angazhuar edhe Departamenti Policor në Los Angeles, të cilët po punojnë në zbardhjen e rastit. /Telegrafi/

1 FILE Megan Thee Stallion Injured In Shooting