Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”
Përbërësit:
* 8 vezë,
* 8 lugë sheqer,
* 8 lugë miell,
* lëvore limoni.
Kremi i parë:
* 300 gr arra të bluara,
* 1,5 dcl qumësht,
* 150 gr margarinë i zbutur,
* 5 lugë sheqer pluhur,
* 100 gr çokollatë ose dy lugë kakao.
Kremi i dytë:
* 2 dcl qumësht,
* 1 puding vanileje,
* 3 lugë sheqer,
* 2 sheqer vanileje,
* 200 gr margarinë,
* 3 lugë sheqer pluhur.
Përgatitja:
Përgatitet patishpani me përbërësit e sipërshënuar dhe derdhet në tepsi të shtruar me letër shporeti. Piqet në furrë me temperaturë 200 gradë Celsius. Pasi të piqet, përmbyset në pecetë të lagur dhe largohet letra sa është patishpani i nxehtë. Posa të ftohet, lyhet me fillin e parë i cili përgatitet duke i lagur arrat e bluara me qumësht të valë. Shtohen çokollata e shkrirë, margarina e tundur me 5 lugë sheqer pluhur, pastaj të gjitha përzihen mirë, gjersa kremi të bëhet i njëllojtë. Me kremin e përgatitur lyhet sipërfaqja e patishpanit të ftohur, mbështillet në roladë dhe futet në frigorifer.
Përgatitet një puding me 2 dcl qumësht të valë dhe 3 lugë sheqer. Shtohen 3 të verdha të vezëve duke e tundur masën vazhdimisht. Veçantë tundet margarina e zbutur me 5 lugë sheqer pluhur dhe i shtohet masës së pudingut të ftohur. Të bardhat e vezëve tunden në bore të qëndrueshme, i shtohen kremit të ftohur,duke i përzier të gjitha mirë, gjersa të fitohet një krem i njëllojtë. Rolada pritet në 24 pjesë. Palosen në formë luleje në tri radhë nga 7 copa anash dhe nga një në mes. Të tri radhët lyhen me kremin e përgatitur. Në mes vihet një kapak kavanozi,që mesi të mbetet i verdhë,kurse pjesët e tjera përmbi dhe anash, lyhen me krem të rrahur të bardhë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë