Toronto nuk ia del me Indianën, Houston triumfon ndaj New Yorkut
Mbrëmë janë zhvilluar dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Dy favoritët për të qenë në fazën e "Play-Off" kanë pësuar humbje në Konferencat e tyre.
Toronto Raptors nuk ka arritur të ketë vazhdimësi të fitoreve në këtë kampionat në NBA.
Raptorët kanë pësuar humbje të papritur nga Indiana Pacers me rezultat 110-106.
Edhe Houston Rockets ka shënuar një sukses, ku së fundi kanë triumfuar në saje edhe të performancës së shkëlqyeshme të James Hardenit, i cili realizoi 61 pikë.
"Raketat" kësaj radhe "nuk dhezën" kundër New York Knicksave, të cilët triumfuan me rezultat 110:114.
Pas kësaj, Toronto zë pozitën e dytë në Perëndim në saje të 36 fitoreve dhe 14 humbjeve ndërsa Rockets renditet i pesti fal 27 triumfeve dhe njëzet pësimeve.
Ndryshe, theksojmë se Houstoni do të jetë nikoqir në Toyopta Center pikërisht i Raptors. /Telegrafi/ Rezultatet tjera: Boston 123:103 Cleveland
Brooklyn 114:100 Orlando
Miami 99:111 L.A. Clippers
Chicago 101:121 Atlanta
Memphis 107:118 Charlotte
New Orleans 94:98 Detroit
Philadelphia 122:120 San Antonio
Utah 114:108 Denver






























