Toronto Raptors vazhdon të befasojë për të mirë këtë edicion në NBA.

Skuadra kanadeze ka arritur ta ndal liderin e Konferencës së Perëndimit, Houston Rockets.


‘Raketat’ nga Teksasi kishin arritur 17 fitore radhazi në NBA duke qenë një skuadër e fuqishme përballë të gjithë kundërshtarëve.

Por skuadra kanadeze ka arritur ta mposhtë me rezultat të ngushtë 108 – 105.

Më i miri në këtë takim për vendasit ishte fundori Kyle Lowry që shënoi 30 pikë e pati gjashtë asistime.

Lowry u ndihmua edhe nga DeMar DeRozan që shtoi 23 pikë dhe qendra Valanciunas që shtoi 14 të tjera.

Tek mysafirët më efikasi ishte James Harden me 40 pikë të shënuara por që nuk i mjaftuan për të marrë skuadra e tij fitore.

Kësisoj Toronto vazhdon të mbetet lider në Konferencën e Lindjes me 48 fitore e 17 humbje.

Ndërkohë edhe pas kësaj humbje, Rockets mbetet lider në Perëndim me 51 fitore e 14 disfata. /Telegrafi/ Rezultatet:

Detroit Pistons – Chicago Bulls 99:83

Indiana Pacers – Atlanta Hawks 112:87

Toronto Raptors – Houston Rockets 108:105

Memphis Grizzlies – Utah Jazz 78:95

Milwauke Bucks – New York Knicks 120:112

New Orelans Pelicans – Washington Wizards 97:116

Denver Nuggets - LA Lakers 125-116

Sacramento Kings - Orlando Magic 94-88

Portland Trail Blazers - Golden State Warriors 125-108

LA Clippers – Cleveland Cavaliers 116-102

telegrafi sport app