LAJMI I FUNDIT:

Tori Spelling konfirmon rikthimin e hit-serialit nga vitet e nëntëdhjeta, “Beverly Hills, 90210”

Tori Spelling konfirmon rikthimin e hit-serialit nga vitet e nëntëdhjeta, “Beverly Hills, 90210”
Jennie Garth, Brian Austin Green, Ian Ziering, Jason Priestley, Gabrielle Carteris, Beverly Hills 90210 (Foto: Michael Buckner/Getty Images/Guliver)

Tori Spelling ka konfirmuar se do të rikthehet hit drama e viteve të nëntëdhjeta, “Beverly Hills, 90210”, në të cilën do të luajnë disa prej protagonistëve origjinalë të serialit.

Gjatë një interviste për Access Hollywood, aktorja ka thënë se është duke u punuar për një version të ri të serialit që do të jetë më shumë si vazhdim dhe jo si një ribërje e plotë.

Tori Spelling (Foto: Michael Buckner/Getty Images/Guliver)

“Fansat do të befasohen për të mirë, sepse do të ndërhyjmë më skena nga seriali origjinal. Kështu që do të jetë ekipi i plotë që luan versionin e rritur të tyre”, ka thënë 45-vjeçarja (e cila në serial ka luajtur rolin e Donna Martin).


Ajo nuk ka përmendur emra se kush do të rikthehet në serial, ndërkohë që shumë prej yjeve janë të zënë me punë të tjera në jetën e tyre.

Luke Perry (që ka luajtur rolin e Dylan McKay) është duke luajtur një rol të rëndësishëm në “Riverdale”. Pastaj, Shannen Doherty (që ka luajtur rolin e Brenda Walsh) ka pasur probleme shëndetësore në vitet e fundit, ndërsa ka pasur edhe disa mosmarrëveshje me realizuesit e serialit.

Shannen Doherty në rolin e Brenda Walsh (Foto: Paramount Pictures/Newsmakers/Guliver)

Mirëpo, Tori, e cila është vajza e producentit Aaron Spelling, dëshiron që pjesë e episodeve të reja të jetë edhe Doherty.

Jason Priestley (Brandon Walsh), Jennie Garth (Kelly Taylor), Ian Ziering (Steve Sanders), Brian Austin Green (David Silver) – kanë qenë disa prej yjeve kryesore të “Beverly Hills, 90210”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Kalo në kategori