LAJMI I FUNDIT:

Topalli: Për ushtrinë na duhet partneriteti me NATO-n

Topalli: Për ushtrinë na duhet partneriteti me NATO-n

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, thotë se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për formimin e ushtrisë është dështim i diplomacisë së vendit.

Ai ka deklaruar se kjo cështje ka mundur të sqarohet me miqtë e Kosovës, në mënyrë që të shmangen situata të tilla, duke shtuar se megjithatë ushtria nuk mund të mbetet peng i serbëve në Kuvendin e Kosovës.

“Qëndrimi i SHBA-së në raport me ushtrinë na është i njohur nga mediat. Edhe ne si Vetëvendosje jemi të interesuar që të kemi raporte të mira me SHBA-në. Qëndrimi i saj ndaj ushtrisë mendoj që është dështim i diplomacisë së vendit. Është dështim i qeverisë dhe presidentit. Sepse është dashur që me këto raporte të mira që të konsultohemi së pari dhe t’ua sqarojmë”, tha Topalli në Info Magazine të Klan Kosovës.


“Vetëvendosje është për themelimin e ushtrisë. Por kjo nuk do të thotë që e mbështesim presidentin. Më vjen mirë që edhe pozita po përfiton nga idetë e opozitës. Presidenti e ka shpërbërë dikur një ushtri, tani po do të krijojë një tjetër”.

“Ne jemi të interesuar që çështja e ushtrisë të rregullohet me Kushtetutë. Por në Kuvend i kemi përfaqësuesit serbë, që nuk do ta votojnë ndërrimin kushtetues. Kështu që nuk duhet që ushtria të mbetet peng i tyre. Natyrisht që kjo çështje duhet të konsultohet me partnerët ndërkombëtarë. Na duhet edhe partneriteti me NATO-n”, tha Topalli. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori