Topalli flet pas golit të shënuar dhe ka një dedikim special

Jetmir Topalli ka qenë futbollisti kryesor i Ballkanit në takim me Flamurtarin.
Klubi nga Theranda ka marrë një fitore të rëndësishme me rezultat 3-1, duke u ngjitur në pozitën e dytë në tabelë.
Topalli shënoi një gol në këtë takim, derisa pas ndeshjes ka thënë se skuadra e tij ka reaguar mjaftë mirë pas humbjes nga Drita në fundjavë.
“Ishte një ndeshje shumë e mirë dhe me ritëm. Reaguam mjaft mirë pas humbjes nga Drita. Në përgjithësi kemi kryer detyrat të cilat na ka thënë para ndeshjes trajneri Ismet Munishi”.
Tutje sulmuesi i rrezikshëm i Ballkanit ka pas një dedikim special për golin e shënuar, teksa ia ka dedikuar dajës së tij që po vuan nga një sëmundje.
“Golin ia dedikoj dajës tim, i cili është i sëmurë. I them atij që së bashku do ja dalim ta kalojmë çdo sfidë”, deklaroi Jetmir Topalli pas ndeshjes.
Për Topallin ky ishte goli i dytë këtë edicion në elitën e futbollit kosovar. /Telegrafi/

















































