E pabesueshme! Lajmi ishte vërtetë tronditës. Nëpër portale thuhej se valltarja e famshme, e njohur për të pasmet e saj, me vibrim e paska lënduar një pjesë të ndjeshme të trupit të saj. Theksi, qy theksi, krejt pesha e titullit binte mbi fjalët “të ndjeshme”. Cilën, është pyetja njëmilionëshe e cila menjëherë të kafshon në tru dhe kërkon përgjigje të atypëratyshme. As një minutë mos na e vononi përgjigjen, se nuk e përballojmë dot, o portal. Ec e mos kliko mbi linkun tundues dhe premtues.
Krejt kjo premton një argëtim gati sa një seancë parlamenti. Qysh edhe dihet publikisht, në këto rrethana financiare, dhe të izoluar politikisht dhe kulturalisht nga kontinenti mëmë (e sipas disave edhe njerkë), kosovarët, në kuptimin joprovokues të fjalës, argëtimin kryesor e kanë Parlamentin. Ne, në Prishtinë, nuk kemi as “Portokalli” as “Stop”, e as Çanin e madh… jo, nuk e kemi.
Në fakt, i kemi, por shpesh po i shohim me përkthim. Edhe ata kanë ikur përpara njeri, më shumë flasin anglisht, italisht e greqisht sesa serbisht dhe turqisht, gjuhë të cilat i kuptojmë ne. Tash, dallimi mes nesh është pikërisht këtu: ata nuk kuptojnë serbisht dhe për këtë ndihen të kompleksuar. Sidomos i kompleksuar ndihet Edi Rama, i cili përpos se ka ambicie të jetë lider rajonal, ka një adhurim për autorët serbë dhe sllavë në përgjithësi. E tha vet: nuk është se po i veshim fjalë.
Pastaj, përse Edi të mos ketë ambicie rajonale? A nuk ishte njësh në Nish?
Pra, nganjëherë, sidomos me humorin, mezi kuptohemi, e në disa raste, për shkak të prezencës së fëmijëve, po na duhet të vejmë edhe censurë. Ata italisht, e ne për inat ja “fusim” serbisht. Ne me ironi e ata me… duhet censurë or vëlla.
E, në Parlamentin e Kosovës nuk ka fjalë të ndyta dhe mundesh lirisht me e lënë televizionin publik të pakoduar, e programi mund të përcillet edhe nga fëmijët, pra pa kufizimin 18+. Nuk ka puthje, nuk ka seks, as gjëra tjera të këqija. Pastaj, seancat janë aq edukative. Ka aq urrejtje, aq grindje, mos durim, hipokrizi , gënjeshtra… Të gjitha këto janë veti që u duhen fëmijëve tonë, rinisë tonë me të cilën krenohemi se marrin pjesë me 70 për qind në strukturën e popullsisë e ndoshta edhe në pushtet, me 10 për qind. Kryesorja, nuk ka asi gjërash në Parlament se këto kurrqysh nuk bën me i mësua fëmijët tonë, së paku jo pa i bë 20 vjet. Shyqyr, o Zot, fjalët më të ndyta që mund të i dëgjosh aty janë o tradhtar, o kriminel, o vrasës. Por, me to jemi mësuar tashmë. Jemi rritur me këngën e Danit, “Moj tradhtare…”, me këngën e Selman Kadrisë, e të Hasan Fazlisë… e mos të e harrojmë as këngën e Zagrebit.
Populli ynë i dashur tashmë nuk shkon më as në teatër, as në… askund vëlla! E, ku të shkojë. Aktorët më të mirë tash i kemi të mbledhur në politikë. Aty fitohet pakrahasueshëm më shumë. Miliona! Ku teatri kombëtarë e ku Parlamenti, edhe pse i ndajnë vetëm dy sheshe. Ky i dyti, me një derë anësore në gardhin e Parlamentit, edhe mund të anashkalohej dhe ashtu do të vije drejtpërdrejtë në teatër, dhe anasjelltas. Sidoqoftë, Qeveria është përballë, apo i bie të jetë pas shpine pasi që dihet publikisht se ajo ndërtesë ishte projektuar mbrapsht qysh në kohën e ish autonomisë, kur shumë nga këta që sot janë në pushtet, ishin edhe atëherë.
Por, na iku vegëza. Kështu, edhe kureshtja mund të jetë shuar, por ju kurrsesi mos e injoroni artin dhe tronditjen fillestare të shkaktuar nga lajmi i papritur, nga kreu i kësaj kolumne. Pastaj, kureshtja është energji dhe qysh e dini edhe vet, dhe qysh dihet publikisht, kureshtja është vrasëse masive. Ajo akuzohet se e ka mbytur macen, siç thoshin dikur, menjëherë pas lufte në Kosovë. Me e vra një mace, apo na ruajë o Zot, me e vra një qen endacak, gjithë populli ngrihet në këmbë i thirrur nga shoqëria civile që përcjell shqetësimet e kontinentit dhe mbahet nga financa e pastër, që vjen nga kuletat e pastra të donatorëve të cilët nuk dinë çfarë të bëjnë me paratë. Shqetësohet edhe shteti i cili paguhet të ruajë qenët endacakë nga qytetarët e papërgjegjshëm. Qytetarët edhe vriten, mes vete, madje vriten edhe në burg, por kjo nuk është punë e shtetit. Shteti merret me vetveten. Auto-erotikë!
Sido që të jetë, të kthehemi te lajmi, se hamendësimi është aq eksitues dhe ngjan me një telefon të harruar në xhepin e xhinseve, i cili befasisht fillon të dridhet, me shpresën se po thërret ajo. Kë pjesë e ka lënduar, do të thoshin andej Bjeshkëve të Nëmura, ku ajo po ashtu la nam me të pasmet me vibrim? Na kurse o Zot nga fatkeqësia e madhe! Nëse i ka ndodhur gjë me… po e dini de, mos na tregoni se nuk e përballojmë dot.
Pastaj vjen fotografia. Çfarë lehtësimi kur e sheh , shëndosh si molla në rrem nën hijen e një Jeepi të madh, dhe pastaj e sheh se krejt kjo tragjedi kombëtare ka të bëjë me gishtin e saj të mesëm, i cili siç e dimë ka kuptim ofendues kur ua tregon të tjerëve. Por, ajo, me emrin e saj prej arme ofensive të këmbësorisë, nuk ua tregon publikut gishtin e mesëm. Apo nuk ka çka tregon?
Ajo e ka lëshuar pjesën e ndjeshme, të lënduar, lehtas, gati dhimbshëm mbi gjurin e saj. Ajo e ka lënduar atë, ose thënë më saktë e ka thyer. Jo gishtin! Thoin. Çfarë lehtësimi pas krejt asaj tendosjeje dhe hamendjesimeve të pashpirta të artikullshkruesit rreth mënyrës se si ajo mund ta ketë lënduar thoin e saj. Vërtet dukej keq ai thua, i këputur përgjysmë në mes thonjve të tjerë të paprerë me shekuj , apo të mbjellë! Mbillen thonjtë, posi! Nuk e paske ditur? Qyqja, ngjan me një heroinë nga poezitë e të madhit Dritëro! Nga kooperativa e…!
Kishte edhe lajme të tjera këtë javë, por mos të ju lodhim të dashur lexues. Këtë javë ndodhi edhe një (vetë)vrasje në Nurgun e Prizrenit, ku u gjend i vdekur një djalë i ri, një i burgosur i cili mbahej në burg nën dyshimin se kishte qenë njëri nga pjesëmarrësit në sulmin me “Zollë” mbi institucionin kryesor argëtues të vendit. Pra, ndaj godinës së Kuvendit të Republikës, më saktë pjesës ku gjendet Presidenca e Kosovës. Por, shteti po punon për të sqaruar situatën. Aty janë, në krye të detyrës, të njëjtët gardianë, drejtues burgu, madje edhe prokurorët e rastit. Askush më mirë se ata nuk mund ta dijë rastin, dhe do të zbardhin diçka. Për viktimat e politikës tashmë askush nuk ka kureshtje. Kanë mbetur lëndë aq të vjetra pa u sqaruar dhe kush ka kohë të merret me të rejat.
Kryesorja, po flemë rehat. U dridh vendi, e doli të ishte vetëm një thua. Flejë shteti, flejë ne. Evropa nuk ka kah shkon, këtejpari do të jetë. Shihemi në Facebook, njeri….!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTifozët e Barcelonës kërkojnë që një lojtar të shitet menjëherë pas gabimeve që bëri ndaj Benficas
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë
Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!