LAJMI I FUNDIT:

“Top Gun: Maverick” me rekord përfitimesh në fundjavën e parë të shfaqjes

“Top Gun: Maverick” me rekord përfitimesh në fundjavën e parë të shfaqjes
(Foto: Screenshot/The Wrap)

Tom Cruise mund të ketë kryer një nga ‘marifetet’ më të pabesueshme të karrierës së tij – ai e nxiti publikun të shkonte në kinema për një film që nuk përfshin superheronj.

“Top Gun: Maverick” fitoi një rekord prej 134 milionë dollarësh në 4.732 kinema të Amerikës Veriore në fundjavën e parë të publikimit.

Realizimi aksion-aventurë i Paramount dhe Skydance pritet të mbledhë rreth 151 milionë dollarë deri të hënën.


Falë komenteve të shkëlqyera, dozave të mëdha nostalgjie dhe kthimit të Cruise në kabinë për të kryer marifete të vërteta ajrore në rolin e pilotit Pete ‘Maverick’ Mitchell thyen të gjitha rekordet e shikueshmërisë.

“Top Gun: Maverick” e gjeti kështu veten në vendin e parë me fitimet më të larta në karrierën 40-vjeçare të Tom dhe është filmi i tij i parë që tejkalon përfitimet prej 100 milionë dollarësh në fundjavën e parë të lansimit.

Gazetari amerikan kishte premtuar se do ta hajë këpucën nëse realizohet pjesa e dytë e filmit Top Gun – detyrohet ‘ta mbajë fjalën’
Lexo po ashtu Gazetari amerikan kishte premtuar se do ta hajë këpucën nëse realizohet pjesa e dytë e filmit Top Gun – detyrohet ‘ta mbajë fjalën’

“War Of The Worlds” (2005) që kishte fituar 64 milionë dollarë në javën debutuese, ka qenë filmi më i suksesshëm i aktorit në vikendin e parë të shfaqjes.

Pavarësisht vonesave të panumërta (vazhdimi i “Top Gun” do të shfaqej në verën e vitit 2020 derisa pandemia e coronavirusit i prishi ato plane), Cruise ishte i bindur se “Maverick” nuk do të ndiqte normat e filmave që u pritën keq nga audienca. .

Pritja prej dy vitesh tashmë është shpërblyer pasi filmi është pritur me entuziazëm nga shikuesit. Ka një vlerësim 97 për qind në Rotten Tomatoes dhe ‘A +’ në CinemaScore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Magazina
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Magazina
Kalo në kategori